Investimet e huaja,Crawford: Reforma në drejtësi një nga pikat kyçe- Ora News

Ora News Lajme 2016-03-16

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një kohë që në Shqipëri investimet e huaja kanë pësuar rënien më të ndjeshme, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë deklaron se funksionimi i drejtësisë është një prej elementëve më të rëndësishëm për thithjen e investimeve.Crawford bën thirrje që refoma në drejtësi të përfundojë sa më parë për të krijuar një imazh më të besueshëm për vendin. Ndërsa ngre si shqetësim edhe nivelin e taksave, të cilat në rajon janë më të ulëta.
Reforma në drejtësi ka shumë rëndësi për thithjen e investimeve në Shqipëri.
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crawford, apelon që nisma për të reformuar drejtësinë të përfundojë sa më pare, pasi bizneset e huaja dëshirojnë që të kenë garanci për të nisur një aktivitet.
Marc Crawford: Duhet të ketë një sistem ku njerëzit dhe bizneset, edhe më dashamirë nuk bien dakort dhe duhet të kenë ndonjë gjë që është e drejtë. Investitorët nëse do kenë probleme duhet të zgjidhen. Ne si dhomë nuk jemi mes kësaj luftës, por është diçka që është në diskutim sidomos nga Ambasada amerikane dhe ne e mbështesim proçesin.
Crowford thekson ndër të tjera se edhe politika konfliktuale shpesh herë krijon pasiguri tek investitorët


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/investimet-e-huajacrawford-reforma-ne-drejtesi-nje-nga-pikat-kyce/

Share This Video


Download

  
Report form