AMBASADORJA E BE: REFORMA NË DREJTËSI KYÇE

Star Plus Tv 2015-08-05

Views 1

“Reforma në drejtësi është kyçe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”. Kështu deklaroi ambasadorja e BE në Shqipëri Romana Vlahutin. Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian e quajti si parakusht reformën në drejtësi për hapjen e negaciatave për integrimin e Shqipërisë në familjen europiane.

Duke folur edhe për sistemin gjyqësor si pjesë e reformës në drejtësi, ambasadorja Vlahutin u shpreh se kryetarët më të lartë të gjykatave duhet të jenë sëpari vetë transparent si dhe me imunitet të mos mbrohen gjyqtarët e korruptuar. Ambasadorja e BE Vlahutin foli gjatë një konsultimi publik me grupin e ekspertëve për ndryshimet kushtetuese në Shqipëri. Nevojën për reformën në drejtësi e theksoi fuqishëm edhe kancelarja Angela Merkel gjatë vizitës së saj në Shqipëri pak ditë më parë si kushti kryesor për hapjen e negociatave për integrimin në Bashkimin Europian.

Share This Video


Download

  
Report form