Nga Shkodra ambasadorja e SHBA, Yuri Kim kërkoi që liderët politikë në Shqipëri të lënë mënjanë ndasitë dhe të bashkëpunojnë për kauzat të rëndësishme. Ndërsa apeloi që SPAK të jetë funksional pasi disa persona po përpiqen të intimidojnë gjyqtarët e prokurorët.
Kim foli për situatën politike duke deklaruar se do të jetë në mbështetje të palëve politike për tu ulur në tryezën e Këshillit Politik.
Është e rëndësishme pjesëmarrja politike dhe është e rëndësisë që udhëheqësit të lënë anash ndasitë politike e për tu bashkuar bashkë drejt një objektivi. Unë do të luaj një rol në mbështetjen e këtyre përpjekjeve. Është një lajm shumë i mirë që palët politike si jashtë dhe brenda parlamentit do të bien dakord për tu ulur sërish. Jam e sigurt që në fund do të mund të arrijnë një kompromis" - tha Kim.
Gjithashtu ajo vendosi theksin në ngritjen sa më parë të Gjykatës Kushtetuese në vend pasi është një situatë e papranueshme.
"Shqipëria ka qenë pa një Gjykatë Kushtetuese për një kohë të gjatë. Nuk është një situatë e pranueshme që është një anëtarë i NATO-s dhe kërkon të futet në BE. Kemi qenë të kënaqur që dhe Ruçi ka rënë dakord për ngritjen e Kushtetueses deri në fund të vitit" - deklaroi Kim.
Ambasadorja Kim do të qëndrojë për dy ditë në Shkodër për të vizituar disa prej vendeve atraktive të saj.
"Është një kënaqësi e madhe që vijë këtu. Ka dëgjuar shumë për këtë vend dhe më duket sikur kam takuar një mik të vjetër Ademin. Kam pasur mundësinë të flasë me të gjatë pandemisë online" - tha Kim.