Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mëson se në fokus të këtij takimi është përzgjedhja e 60 hetuesve të FBI-së shqiptare, (BKH), të cilët do të kenë akses në sistemet e informacionit, dosjet dhe të gjitha të dhënat e administruara nga degët e shtetit shqiptar, përfshirë çdo drejtori dhe nëndegë të saj, në kuadër të hetimit të veprave penale në kompetencë të SPAK. Përveç ambasadores, të pranishëm janë edhe ekpertë të FBI-së të cilët do të merren me përzgjedhjen e agjentëve shqiptar.