Report TV - Peleshi: Rrisim anëtarësimet në PS, skandali i Shukri Xhelilit neveri

Report TV 2016-05-14

Views 0

Zv/kryeministri Niko Peleshi ka kërkuar nga Korça, gjatë një takimi me strukturat e PS, rritjen e numrit të anëtarësimeve.

Peleshi tha se PS është një organizatë e madhe dhe se duhet të punohet për ristrukturimin e partisë.

"Është momenti që të punojmë për ristrukturimin e partisë dhe ngritjes së numrit të anëtarësimeve. Është organizatë e madhe dhe kam kërkuar të punojmë çdo ditë. Sot jemi në pushtet dhe duhet të sillemi modestisht me të gjithë qytetarët tanë", u shpreh Peleshi.

Duke iu referuar skandalit seksual të ish-kryetarit socialist të Bashkisë Dibër, Peleshi tha se qeveria mori vendimin e duhur, duke e shkarkuar atë.

"Rasti i ish-kreut të bashkisë së Dibrës, mendoj se ne e morëm vendimin e duhur. Ishte diçka jo e denjë. Por nuk mund të japim shpjegim për të gjithë anëtarët e Partisë publikisht për më shumë se 100 mijë anëtarët. Do të mbajmë qëndrim të prerë sikundër dëshmuam, çdo herë që ka shkelje etike. Ngjarja e shëmtuar, ne distancohemi me neveri", deklaroi Peleshi.

Share This Video


Download

  
Report form