Report TV - 25-vjetori i PS,flasin Peleshi Ndoka Balla dhe Shehu: Vlerë kombëtare

Report TV 2016-09-19

Views 2

Ceremonia e 25-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste mblodhi themelues, deputetë, ministra e bashkëpunëtorë të kësaj force politike. Zv/kryeministri Niko Peleshi u shpreh për Report Tv se duhet një PS edhe më e fortë për të finalizuar kursin e reformave. "Sot jemi të gëzuar dhe për një arsye tjetër, sepse sot PS është në krye të qeverisjes. Kemi mbyllur 3 vite të qeverisjes, të mandatit të parë, jemi të kënaqur dhe kokëlartë për të ndarë me anëtarësinë tonë arritjet e këtyre viteve dhe sfidat që na presin përpara. Duhet një PS edhe më e fortë që ritmi i reformave të jetë më i shpejtë dhe patjetër që qeverisja të jetë më e mirë", u shpreh Peleshi.

Zyrtarisht, pjesë e festimeve ishte edhe Partia Demokratike, pasi përfaqësuesi i saj, anëtari i kryesisë, Tritan Shehu ishte i pranishëm. "Në emër të PD dhe Lulzim Bashës për këtë ditë të rëndësishme të lindjes së kësaj force politike dhe gjithashtu për pluralizmin shqiptarë, i bëj urime të gjithë kolegëve socialist", tha Shehu.

Nard Ndoka s'ka ngurruar të shprehë divergjencat e tij në koalicionin me PS, por kjo s'e ka penguar që të shprehë vlerësimet e tij. "PS i ka dhënë tonin pluralizmit, parti që dha shenja për demokratizimin e saj të brendshme dhe vlerë kombëtare dhe pjesë e realitetit politik shqiptarë", tha Ndoka.

Për nënkryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, PS në këto 25 vite i ka shërbyer interesit kombëtar. "Besoj që gjithë shqiptarët bien dakord që nëse ka një forcë politike që në këto 25 vjet i ka shërbyer interesit kombëtarë me përpikmëri kur ka qenë në opozitë dhe qeveri ka qenë PS", tha Balla.

Share This Video


Download

  
Report form