Ora News - Shehu: “Rama ll”, një mozaik pa vlerë i krijuar në konfuzion

Ora News Emisione 2017-10-24

Views 13

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një mozaik i kompozuar keq dhe që nuk premton asgjë. Kështu e sheh Tritan Shehu kabinetin e ri qeveritar ?Rama ll?.
I ftuar në Ora News, Shehu tha se qeveria e re do të katranosë punët e këtij vendi më keq akoma.
Shehu: Kabineti Rama ll është një formacion qeveritar që nuk ka fizionomi. Nuk shpreh asgjë në mënyrën e kompozimit të tij pavarësisht emrave. Nuk tregon kush del në prioritete e kësaj qeverie dhe a do ketë apo jo prioritete. Duke lexuar shpërndarjen e dikastereve, diku bashkime, diku ndarje, të jep përshtypjen e një gjelle të gatuar nga një njeri që nuk di të gatuajë.Ka krijuar një mozaik pa asnjë vlerë, pa asnjë estetikë që nuk transmeton asgjë përveçse konfuzionin e atij që ka kompozuar.Ka dashur të kompozojë diçka të bazuar mbi interesa, grupe, për të favorizuar njërin apo tjetrin sipas interesave të ndryshme, pa shprehur dhe dhënë asnjë tonalitet asaj qeverie që u prezantua.Është një amalgam bashkimesh edhe me ndonjë ndarje që jam i bindur që nuk i shërben aspak interesave të zhvillimit të vendit, prioriteteve që ka vendi, nuk fokusohet gjëkundi dhe si e tillë është një qeveri që do katranosë punët e këtij vendi më keq akoma.Nuk transmeton asnjë ndjenjë besimi, nuk ngroh në asgjë se i mungojnë boshtet. Është në vazhdimësinë e vetë paraqitjes së Ramës në fushatën elektorale ku nuk tha asgjë, nuk prezantoi asnjë program dhe as ide për zhvillimin e Shqipërisë, sikundër nuk prezantoi asgjë në Asamblenë me PS.U luajt vetëm me disa batuta, tepsia, kazani, timoni.
Duke analizuar ndryshimet strukturore, Shehu tha se dy Ministrat pa portofol janë terësisht artificialë, ndërsa bashkimet e Ministrive i cilësoi pa logjikë dhe të pakuptimta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shehu-rama-ll-nje-mozaik-pa-vlere-i-krijuar-ne-konfuzion/

Share This Video


Download

  
Report form