Asambleja e NATO-s në Tiranë, Majko: Ndryshoi statusin ndërkombëtar të Shqipërisë- Ora News

Ora News Lajme 2016-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në fund të majit Tirana do të presë Asamblenë Parlamentare e NATO-s dhe për deputetin e PS, Pandeli Majko kjo është një cilësi e asaj që ka ndryshuar në statusin ndërkombëtar të Shqipërisë.
Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Majko tha se gjatë tre ditëve të punimeve do të diskutohen çështjet politike e të sigurisë dhe përballimi me sfidat e vështira që aleancës.
Majko: Asambleja Parlamentrare e NATO-s që nga krijimi i saj në vitin 1955 u siguron anëtarëve të saj të diskutojnë çështje politike dhe të sigurisë së aleancës dhe të ndikojnë në marrjen e vendimeve që ndikojnë në të ardhmen e saj. Asambleja Parlamentare e NATO-s kontribuon në cështjet kryesore që kanë të bëjnë me sigurinë e zonës euroatlantike dhe ndihmon në kontrollin më efiçent nga parlamentet kombëtare të institucioneve që kanë të bëjnë me mbrojtjen. Edhe pse Asambleja Parlamentare është institucionalisht e ndarë nga struktura ekzekutive e Nato-s ajo përbën lidhjen thelbësore ndërmjet saj dhe parlamenteve të vendeve anëtare të aleancës. Ajo siguron transaprencë më të madhe politike të Organizatës së Atlantikut të Veriut dhe lejon ligjvënësit dhe qytetarët e aleancës të kuptojnë më mirë detyrat dhe objektivat e kësaj të fundit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/asambleja-e-nato-s-ne-tirane-majko-ndryshoi-statusin-nderkombetar-te-shqiperise/

Share This Video


Download

  
Report form