Tiranë- Italia garanton edhe një herë mbështetjen e saj për integirmin e Shqipërisë, vetëm 2 muaj para marrjes së Presidencës së radhës së BE dhe njëherësh lë detyrat që duhet të përmbyshë vendi ynë.
Presidenti i Senatit të Republikës italiane, Pietro Grasso, gjatë një konference të përbashkët me kryeparlamentarin, Ilir Meta, renditi ndër të parët pritoritete, reformën në drejtësi.
"Dëshiroj të shpreh bindjen tonë se Italia do të jetë një mbështetëse e fortë e Shqipërisë, kryesisht në rrugëtimit e saj në Bashkimin Evropian. Sigurisht dhe vijueshmëria dhe realizimi i reformave në sektorë të ndryshëm të jetës, forcimi i shtetit të së drejtës dhe i ligjshmërisë do të përbëjë themelet dhe bazat për të vijuar më tej me këtë bashkëpunimin edhe me rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së" tha ai.
Për kreun e kuvendit, Ilir Meta, presidenca italiane nuk i shërben Shqipërisë vetëm për integrimin.
"Për Shqipërinë, Presidenca italiane e Këshillit të Bashkimit Evropian që fillon pas dy muajsh, përfaqëson një mundësi më shumë për të çuar përpara, jo vetëm axhendën tonë evropiane, por edhe planin e veprimit dhe strategjinë e Bashkimit Evropian për makro-rajonin adriatiko-jonian, strategji që dy vendet tona e shohin si motor zhvillimi e mirëqenieje për qytetaret tanë" deklaroi Meta.