Raportuesi për Shqipërinë në PE, Nikola Vuljaniç, ka paraqitur gjatë ditës së sotme në Komisionin e Jashtëm të këtij parlamenti, një rezolutë ku i bëhet thirrje Këshillit të ministrave të Bashkimit Europian që Shqipërisë t'i jepet Statusi i vendit kandidat.
Para anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të PE-së, Vuljaniç, i bën "thirrje Këshillit të njohë përparimin e Shqipërisë duke i dhënë asaj statusin kandidat". Ashtu si dhe raportin e Progresit të paraqitur javën e shkuar nga Komisioni Evropian, edhe rezoluta e sotme e hartuar nga relatori Vuljaniç, njeh përparimet e bëra nga Shqipëria drejt përmbushjes së objektivave të integrimit dhe vecanërisht arritjen e reformave të kërkuara nga Brukseli.
Në rezolutë theksohet se ka ende shumë punë për t'u bërë nga autoritetet shqiptare, vecanërisht në reformën e administratës publike, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pavarësisë së sistemit gjyqësor e pluralizmit të mediave. Sërish theksohet edhe nevoja e dialogut dhe konsensusit mes forcave politike.