Një thesar tragjikisht të mjeruar për vite me radhë e cilësoi kryeministri, Edi Rama, Muzeun e Marubit në Shkodër.
Në ceremoninë e çeljes së saj, kreu i qeverisë theksoi se me inaugurimin e muzeut u përmbyll një udhëtim i gjatë e i rrezikshëm që kishte lënë në harresë një arkiv të jashtëzakonshëm të kujtesës pamore.
?Thesari i Marubit ka qenë tragjikisht i injoruar për dhjetëra e dhjetëra vite?, u shpreh Rama.
Duke theksuar aspektin historik të Marubit, Rama tha se historia e fototekës nis që në vitin 1960 kur italiani Pietro Marubi zbriti në Shkodër.
?Një rrugëtim që nisi në brigjet e Italisë 160 vjet më parë kur një burrë misterioz me emrin Pjetro Marubi, ngjiti shkallët e anijes për të kapërcyer Adratikun dhe emigruar drejt brigjeve përballë, këtu në Shkodër. U shfaq në jetën e qytetit si zotni i çuditshëm me arkën e zezë me tre këmbë në shpinë. Me atë arkë hynte e dilte nga dera e një dugaje që mori emrin e çuditshëm dritëshkronja. Nuk ka asnjë të dhënë që Pjetro, emigranti nga Italia, një revolucionar karbonarist i ikur nga ato anë për shkak të persekutimit të ketë hasur ndonjë vështirësi për të bërë letrat në anët tona e për tu kthyer në zoti Pjetër, i pari i një dinastie dritëshkronjësish Shkodranë. Askush nuk di ta thotë se çfarë e shtyu sinjor Pjetron me zoti Pjetër. Italianët janë mirëpritur gjithmonë si kushërinj të parë?, u shpreh Rama.