Thesari i dinastisë së Marubëve do të futet në Muzeun më të ri Kombëtar në Shkodër, që do të çelet sot në mbrëmje.
Në këtë ngjarje me rëndësi do të jetë edhe vet kryeministri Edi Rama, i cili një vit më parë premtoi rijetëzimin e Muzeut Marubi
Muzeu ?Marubi? përfshin foto të bëra gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX-të dhe fillimit të shekullit XX-të. Fotot dhe objektet kanë përfunduar tashmë procesin e restaurimit.
Këtë aparat mbi njëshekullor me të cilën janë shkrepur shumica e fotografive e ka restauruar pak ditë më parë Frederik Stamati.
Aparatin e solli në Shqipëri italiani Pietro Marubi, themeluesi i së parës studio fotografike në Shqipëri. Fonoteka Marubi trashëgon sot rreth 500000 fotografi, të cilat janë restauruar sipas një projekti virtual ? MaViMu në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Fototekën Kombëtare ?Marubi?.