http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Kushtetuese i ka hequr mandatin deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima. Në vendimin e zbardhur të Kushtetueses, theksohet se pasi u shqyrtuan dhe u analizuan pretendimet e ngritura nga kërkuesi si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, u vendos konstatimi i papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Koço Kokëdhima. Vendimi u mor pasi Kokedhima rezultoi se ka përfituar tendera publike ne 150 raste, duke qene ne konflikt te pastër interesi me detyrën e tij te re si deputet i Kuvendit te Shqipërisë.Ankesa për Koço Kokedhimen ne Kushtetuese ishte bere nga Partia Demokratike, e cila edhe gjate shqyrtimit gjyqësor dorëzoi dokumentet, sipas te cilave deputeti fitoi para publike ne kundërshtim me ligjin. Gjatë seancave, Partia Demokratike ka argumentuar se Kushtetuta nuk flet as për momentin e lidhjes së kontratës dhe as për shpërndarjen apo jo të dividendit.Vete Kokedhima u mbrojt ne Gjykate duke pretenduar se e kishte marre mandatin pak ore me vone sesa lidhja e kontratave për tenderat publike. Kokedhima e ka cilësuar padinë e opozitës si një sulm politik.Nje vit me pare, PD nisi betejën kundër socialistit Kokedhima, i cili sipas saj ka përfituar nëpërmjet shoqërisë ?Abisnet? 150 here fonde publike. Por parlamenti refuzoi t?ia çonte ketë kërkese Gjykatës Kushtetuese dhe u opozita e vuri vete ne lëvizje kete gjykate, për te detyruar Kuvendin te votoje serish per mandatin e Kokedhimes.