http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pranimi i kërkesës se Prokurorisë për deputetet Tom Doshi e Mark Frroku ne harkun kohor te 7 ditëve, i ka shërbyer Partisë Demokratike te akuzoje shumicën per standarde te dyfishta. Nënkryetari i PD Edmond Spaho ka deklaruar se edhe pse kane kaluar 3 jave nga kërkesa e PD për heqjen e mandatit te deputetit socialist Koço Kokedhima ende Këshilli i Mandateve nuk ka nisur procedurën. ?Edi Rama dhe Ilir Meta manifestuan sërish standard të dyfishtë për të njëjtën çështje, duke marrë në mbrojtje Koço Kokëdhimën, dhe duke internuar deputetët armiq të partisë. Edhe pas insistimit të Partisë Demokratike, që rasti i Kokëdhimës të trajtohej në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, sërish Edi Rama dhe Ilir Meta e kanë marrë në mbrojtje deputetin e tyre mik, dhe kanë vepruar me urgjencë ndaj deputetëve të padëshiruar tashmë prej tyre. Duke e trajtuar rregulloren, ligjin dhe Kushtetutën sipas humorit dhe interesave personale, Edi Rama dhe Ilir Meta po thellojnë padrejtësinë në vend?. Sipas Partisë Demokratike shkelja e Kushtetutës nga Kokëdhima është një akt i rëndë, dhe po aq e rëndë është shkelja e ligjit e rregullores dhe e Kushtetutës që bëjnë Rama e Meta duke marrë në mbrojtje deputetin e tyre.