Pogradec, 11 persona në gjyq për hashash - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-08

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Korçës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim 11 persona, të akuzuar si organizatorë të prodhimit dhe shitjes së 722 kg hashash, e cila u zbulua gjatë operacionit të koduar ?Velçani? në Pogradec. Për 4 persona të tjerë janë ngritur akuzat e moskallëzimit të krimit. Në tetor të vitit 2010, policia gjeti dhe sekuestroi drogën te fshehur ne pyllin e fshatit Velçan të Pogradecit. Droga ishte e ndarë ne 40 thasë, ku dy prej tyre kishin 18 pako të mbështjella me natriban, ndërsa pjesa tjetër e hashashit ishte e mbështjelle me batanije e bere gati për tharje. Gjatë operacioni policia arrestoi Kristjan Toten, banues në Vlorë, ndërkohë që shpalli në kërkim personat e tjerë të cilët sapo panë policinë arritën të largoheshin. Dyshohet se droga kishte si destinacion Italinë. Pranë zonës ku u gjet droga policia sekuestroi dhe dy armë zjarri, që dyshohet se i posedonin personat qe ruanin ngarkesën e hashashit.

Share This Video


Download

  
Report form