Tafaj në gjyq, akuzohet për shpërdorim detyre - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj do te përballet me nje proces gjyqësor per shpërdorim detyre. Prokuroria e Përgjithshme u ka dhëne fund hetimeve dhe e ka dërguar dosjen në Gjykatë te Lartë per shqyrtim gjyqësor. Kallëzimi ne Prokurori u depozitua pak muaj me parë nga Ministria e Arsimit. Myqyrem Tafaj, akuzohet për dhënie ambientesh ndaj nje subjekti privat ne kundërshtim me ligjin. Bëhet fjalë për qendrën e formimit policor ne Sauk, e cila ka qenë prone e Ministrisë se Brendshme dhe i ka kaluar privateve. Mbi ish-Ministrin e Arsimit te qeverise Berisha rendon gjithashtu edhe akuza per shpërdorim detyre, qe lidhet me akreditimin ne kundërshtim me ligjin të disa programeve në universitetin ?Vitrina?. Ndërkohe deputeti demokrat Tafaj i ka mohuar këto akuza, ndërsa e cilëson te padrejtë vendimin e marre nga Prokuroria e Përgjithshme. Ne nje deklarate te shpërndare per mediat ai thotë se organi i akuzës ka vepruar nën presionin e qeverisë. Pas Arben Imamit dhe Ridvan Bodes, Myqerem Tafaj është ministri i trete i qeverise Berisha, per te cilin Prokuroria ka nisur hetimet. Por ndërsa per Imamin çështja u pushua, për Boden prokuroria nuk ka marrë ende ndonjë vendim.

Share This Video


Download

  
Report form