Asnjë të dyshuar për poseduesit e 1.7 tonëve hashash në Karaburun - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Vlorës nuk ka ende asnjë te dyshuar për trafikantët që kishin bërë plan të çonin me gomone drejt Italisë 1.7 ton droge, qe u zbulua ne gadishullin e Karaburunit. Forcat operacionale në bashkëpunim me policinë e Vlorës, kanë vijuar kërkimet ne zone, duke dyshuar se të implikuarit mund të jenë fshehur, ose kanë lënë gjurmë të tjera që mund të çojnë në identifikimin e tyre. Policia ka nisur edhe verifikimin e pronësisë së skafeve të zonës. Lënda narkotike u gjet ne gjirin e Bristanit ne Gadishullin e Karaburunit, 100 metra nga bregut te detit dhe qeset e mëdha me kanabis, ishin fshehur neper shkurre. Ndërkohë kete te mërkurë, policia e Sarandës dhe Librazhdit, sekuestroi 61 kg kanabis sativa. Lënda Narkotike u gjet në pikën kufitare të Qafë Botit. Ajo po transportohej me kafshe në drejtim të kufirit tokësor të Greqisë. Ndërkohë, policia po vijon bashkëpunimin edhe me policinë kufitare të shtetit grek për kapjen e autorit, pasi dyshohet se mund të jetë fshehur në territorin e vendit fqinj. Ndërsa ne Librazhd, policia ka vënë në pranga katër persona, pasi u kapën me 9 kg kanabis. Të arrestuarit janë katër persona: Ali Face, Besnik Bajrami, Astrit Zharri, dhe Olsi Zharri.

Share This Video


Download

  
Report form