http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Konstandin Kristoforidhi një ndër figurat më të rëndësishme te rilindjes kombëtare nuk ka nje shtëpi muze ne qytetin e Elbasanit. Ndërtesa e modifikuar si muze nuk është pranuar asnjëherë nga elbasanasit si shtëpia e Kristoforidhit. Skulptori që e ka marrë nën kujdes Dhimitër Telezi shprehet se ndërtesa është braktisur dhe lëne ne harrese. Shtëpia e vërtete e rilindësit Kostandin Kristoforidhi është nje banese tjetër ne lagjen ?Kala? e cila gjithashtu ka degraduar sepse nuk është pare e arsyeshme as nga pushteti lokal e as nga Ministria e Kulturës te kthehet ne muze. Stërnipi i Kostadin Kristoforidhit Rudolf Deliana u bene apel institucioneve qe ta nxjerrin nga harresa duke i dhëne statusin e muzeut, shtëpisë ku jetoi dhe punoi rilindësi. Kostandin Kristoforidhi ka kontribut te madh ne historinë e gjuhës shqipe. Ai hartoi fjalorin e gjuhës, gramatikën dhe abetaren.