Report TV - "Policët e inkriminuar" Tahiri: Të bëhet serioz, t'i lërë lloqet

Report TV 2016-05-06

Views 0

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar sot pas deklaratës së mbrëmshme të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për inkriminimin e punonjësve të policisë, ku ka thënë se Basha duhet të bëhet serioz dhe të lërë mënjanë fjalët e kota me të cilat është mësuar.

Nga ana tjetër, ai ka shtuar se Basha nëse ka një listë të tillë duhet ta bëjë publike dhe ta dërgojë atë në prokurori.

?Më kanë bërë të ditur që kjo është deklaruar dje nga kryetari i Partisë Demokratike në një emision. Gjithsesi, unë e ftoj të bëhet politikan serioz. T?i lërë fjalët e kota, ta bëjë publike, ta çojë në Prokurori. Ka disponibilitetin tonë të plotë për çdo hetim në raport me akuzat që thotë se ka. Përndryshe, me llafe pazari për të mbushur studiot televizive, unë nuk kam kohë të merrem? tha Tahiri.

Reagimi i Ministrit Tahiri është bërë pas konsultimit me grupet e interesit për projektligjin për ?Komunikimet elektronike? ku shtoi se tashmë ai ëhstë në fazën e ndryshimeve ligjore të cilat do mundësonin hetime penale shumë më efektive dhe mbi të gjitha rezultate në kohë.

?Edhe në kuadër të rekomandimeve të Bashkimit Europian, edhe në kuadër të analizave të vazhdueshme të Policisë së Shtetit nga njëra anë, Prokurorisë nga ana tjetër, dhe të gjitha agjencive ligjzbatuese në tërësi, kemi konstatuar domosdoshmërinë për të ndryshuar disa ligje, të cilat do të mundësonin Policinë, Prokurorinë dhe të gjitha agjencitë ligjzbatuese të bënin hetime më të shpejta dhe më efektive në kohë.Sot patëm një konsultë me operatorët telefonikë përsa i takon disa ndryshimeve në ligjin ?Për Komunikimet Elektronike?, të cilat do të mundësonin një akses më të drejtpërdrejt të Prokurorisë, të Policisë dhe agjencive të tjera ligjzbatuese, por mbi të gjitha dhe një marrëdhënie shumë më të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për çështje të caktuara që prekin komunikimet elektronike?tha Tahiri.

I pyetur se, a thyhen kompetencat e Prokurorisë dhe se a është konsultuar me të ky projektligj, Tahiri ka thënë se, ai nuk prek kompetencat e ansjë institucioni.

?Nuk ka lidhje kjo me kompetencat e asnjë institucioni. Ndryshimet të cilat po konsultojmë kanë lidhje me marrëdhënien që kanë agjencitë ligjzbatuese me operatorë kryesisht privatë por edhe publikë në fushën e hetimeve penale. Pra nuk jemi në fazën (dhe nuk është as detyra dhe kompetenca jonë) që të propozojmë ndryshime në pikëpamje të ndryshimit të kompetencave të institucioneve. Nuk është kjo.? Ka thënë ai.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS