Report TV - Tahiri: Investim gjigant, të lë pa frymë kur e sheh. Të rinjtë të njohin historinë!

Report TV 2016-11-19

Views 2

Muzeu ?Bunk?Art 2? ndodhet pikërisht poshtë dikasterit që ai drejton. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shfaqet i emocionuar në inaugurimin e muzeut të nëndheshëm. ?Është një investim gjigand, misterioz, i cili të lë pa frymë kur e sheh?, tha ai ndërsa u ndal dhe tek debati për të shkuarën që është hapur kohët e fundit. ?Është shumë e rëndësishme që qytetarët, veçanërisht të rinjtë ta shfrytëzojnë këtë mundësi për t?u përballur me të shkuarën tonë dhe me kujtesën kolektive?, tha Tahiri.

Si eshte realizuar ?Bunkart 2?
?Bunkart 2? është ngritur në ambientet e ish-strehimit antiatomik të Ministrisë së Brendshme, ndërtuar në vitin 1982-1986, njohur asokohe me emrin e koduar ?Objekti Shtylla?.

Ashtu siç tregon edhe vetë emri dhe siç është realizuar me Bunk?Art 1 (që në pak kohë është shndërruar një nga vendet shqiptare turistike më të vizituara), edhe Bunk?Art 2 prezanton tmerret e të shkuarës me emocionet e shkaktuara përmes tingujve dhe instalacioneve artistike. Kurator i përgjithshëm i ekspozitës është Carlo Bollino. Përgjegjëse e kërkimit historik gazetarja Admirina Peçi.

Share This Video


Download

  
Report form