Të moshuarit mysafirë në Bunk’Art 2: Të rinjtë duhet të njohin të shkuarën

Report TV 2019-01-29

Views 1

Të gjithë ata që harrojnë të shkuarën e tyre, janë të dënuar ta rijetojnë atë?. Kjo shprehje e Primo Levit bëhet edhe më reale kur rrëfehet nga të moshuarit, që janë mysafirë të Bunk?Art 2.

Teksa i shoqërojmë vëmë re se si kujtojnë një periudhë për të cilën mbartin kujtime jo fort të ëmbla. Kanë ardhur për të shuar kuriozitetin se si funksiononin instancat shtetërore gjatë viteve 1945-?91. Por edhe të mësojnë më shumë për ndjekjet, përgjimet edhe për masat e rrepta ndëshkimore, ndaj kujtdo që shkelte rregullat e Partisë

"Duhet ta di çdo njeri, por është pjesa më e dhimbshme e kombit. Është e përshkruar çdo gjë me detaje, me njerëz të mençur, që kanë ideuar këtë gjë", u shpreh një vizitore.

"Shumë bukur. Më pëlqyen nga pak nga të gjitha. Duhet kujtuar e shkuara, mos ta harrojmë asnjëherë. Vrasjet e shumta janë për të ardhur keq, shumë të vrarë ka pasur", u shpreh një tjetër.

Mysafirët nuk janë vetëm. Gjatë kësaj vizite ata shoqërohen nga punonjësit e Qendrës Sociale Multidisiplinare të Bashkisë, ku çdo ditë kalojnë disa orë së bashku.

?Sot kemi zgjedhur që të bëjmë një aktivitet në Bunk?art, për të parë edhe për t?u kthyer pas gjatë regjimit komunist. Për ata që e kanë parë edhe ata që se kanë parë. Mund të them se është e dhimbshme që të kthehesh pas në kohë, por duhet parë edhe duhet vizituar nga të gjithë për ta parë edhe për ta shijuar?, tha drejtuesja e Qendrës Sociale Erlida Qafa.

Mesazhi i fortë që përcjellin këto mysafirë të veçantë, teksa përshkruajnë të gjitha hapësirat e Bunk?art 2, është që: Të rinjtë mos ta harrojnë të shkuarën, por të njihen nga afër me terrorin e ushtruar asokohe. Vetëm kështu vendi ynë mund të zhvillohet.

"Ne na linin pa mbrojtje, se për veten e vet e kanë bërë, se për ne se bënë. Edhe ne e shikojmë të shkuarën, edhe ata që vijnë pas nesh e kujtojnë. Ka interes për ta parë, por do shumë kohë", komentoi një vizitore.

"Mirë është për të kujtuar historinë. Duhet vizitohet nga shumë njerëz, sidomos të rinjtë, që të dinë se si ka qenë e shkuara e vendit tonë", u shpreh një tjetër.

Këtë vizitë mbresëlënëse në Bunk?Art 2 mysafirët e përfundojnë, duke lënë shënimin e tyre në librin e përshtypjeve.

a.s.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS