Prania e paprecedentë, Lu e Vlahutin javën tjetër tek grupet e PD, PS dhe LSI- Ora News

Ora News Lajme 2016-05-05

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prania e Ambasadorit Amerikan Donald Lu dhe përfaqësueses së Bashkimit Evropian Romana Vlahutin në mbledhjet e grupeve parlamentare të tre partive kryesore në vend, është shtyrë për një moment të dytë. Nuk bëhen me dije shkaqet e shtyrjes së kësaj agjende të pazakontë, por të njëjtat burime të sigurta që konfirmuan mbledhjet sot në mesditë konfirmuan gjithashtu dhe anulimin e tyre. Kjo çështje u kthye në debat në esencën e parlamentit.
Edhe pse burime të sigurta njoftuan për të premten (6 maj) mbledhjen e grupeve parlamentare të tre partive kryesore me pjesëmarrjen e ambasadorëve Lu e Vlahutin, paraditen e së enjtes situata ndryshoi dhe u njoftua anulimi i tyre.
Tre partitë nuk dhanë asnjë qëndrim të qartë as për takimin dhe as për anulimin deri kur kryeministri Rama, foli në Kuvend për një nëntekst te fortë për këtë çështje kur tha se ambasadorët po vijnë përreth Kuvendit për të takuar Partinë Demokratike se ajo nuk e do reformën në drejtësi. Ndoshta kjo shpjegon dhe faktin pse grupi i PS nuk u mblodh te premten.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/lu-e-vlahutin-javen-tjeter-takime-te-vecanta-me-ps-pd-e-lsi/

Share This Video


Download

  
Report form