Ora News - Bushati: Grupet negociatore javen tjetër në Athinë

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas takimit me homologun grek në Selanik, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati vlerësoi ecurinë e e punës për marrëveshjen e detit. Kryediplomati shqiptar njoftoi gjithashtu se takimi tjetër i radhës i grupit negociator mes dy vendeve do të zhvillohet javën tjetër në Athinë.

Ministri i Jashtëm Bushati pas takimi me homologun grek në Selanik vlerësoi progresin e arritur në takimin e ekipeve negociatore javën e shkuar për marrëveshjen e detit ndërsa u shpreh optimist për takimin e radhës që do të zhvillohet në Athinë.

Bushati: Është bërë progres, ka filluar puna me intesitet të plotë sa i përket diskutimeve për kufizimin e zonave detare. Është bërë një punë e mirë në Tiranë javën e kaluar, javës tjetër do të ketë një takim të eksporteve në Athinë. Ekzistojnë të gjitha mundësitë që Shqipëria dhe Greqia të shkojnë drejt një marrëveshje të re që do të jetë e mirë për të dyja vendet dhe që do të jetë e zbatueshme.

Kreu i Diplomacisë Shqiptare nënvizoi se disa çështje me dakordësi dypalëshe janë në zbatim, ndërsa për pjesën tjetër të ccështjetve janë në process diskutimi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bushati-grupet-negociatore-javen-tjeter-ne-athine

Share This Video


Download

  
Report form