Sezoni artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit vjen me dy ngjarje të rëndësishme, pohon drejtori i institucionit Ilir Kerni.
Kerni zbulon për Report TV dy nga surprizat: Baletin Monger? të koreografit izraelit Barak Marshall, që do të shfaqet në fund të majit, dhe koncertin e violinistit shqiptar me famë botërore Shkëlzen Doli Kerni thotë se, sezoni i ri artistik i Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë pritet të ketë një varg surprizash.
Drejtori i Institucionit brenda të cilit përfshihet dhe Ansambli Popullor, pohon se në muajt në vazhdim nuk do të mungojnë premierat e rëndësishme.
Surpriza tjetër është më afër.
Një emër i njohur i fushës së koreografisë botërore do të sjellë një premierë të re baleti në muajin maj që titullohet ?Monger?.
Ky është Barak Marshall, koreografi izraelit.