Për herë të parë opera çel sezonin në shesh, së shpejti përfundon rikonstruksioni i TKOB-së

Report TV 2019-09-16

Views 0

Sezoni i artistik i Teatrit Kombëtar të Operës edhe Baletit do të çel sezonin sheshin ?Skënderbej? me dy mbrëmje gala. Drejtoresha Zana Çela për mediet në ambientet e rikonstruktuara të operës, në sallën e orkestrës, shprehet se, për herë të parë TKOB nis sezonin me Open-Air me Grand Gala: ?Opera Opening Countdoën, duke e cilësuar këtë ngjarje, si një moment të rëndësishëm në jetën kulturore, që u përket të gjitha shtresave.

?Për herë të parë në historinë e tij TKOB çel një sezon artistik në sheshin ?Skënderbe?. E ideuam ta nisnim këtë sezon në shesh për dy arsye të rëndësishme. Së shpejti shtëpia e TKOB-së, hap dyert e rikonstruksionit të parë të plotë gjatë gjithë historisë së tij. Përdoret gjithmonë fjala shtëpi në rastin e godinave operistike kudo në botë, për të simbolizuar faktin që opera u takon të gjithëve. Prandaj filozofia e punës sonë do të jetë, pikërisht kjo që opera edhe baleti na përket të gjithëve. Është krijuar një ide, jo fort e drejtë që opera edhe baleti i përket një shtrese të caktuar të shoqërisë, e identifikuar si elitë. Por, edhe po t?i referohemi historisë së lindjes së saj konstatojmë se shfaqjet operistike kanë qenë shfaqjet operistike edhe më tërheqëse?, u shpreh Zana CCela, drejtoresha e TKOB-së.

Share This Video


Download

  
Report form