Ora News – “Flauti magjik”, premiera e parë në sezonin e ri artistik të TKOB

Ora News Lajme 2016-10-24

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Flauti magjik? është premiera e parë në sezonin e ri artistik të TKOB. Në kuadër të 60 vjetorit të mardhënieve diplomatike Shqipëri- Austri, shfaqja artistike e kompozitorit Mozart sjell për herë të parë sopranone mirënjohur turke Serenad Uyar në rolin e mbretëreshës së Natës dhe dirigjentin austriak Pierre Pichler.
Zana Cela: Një ngjarja historike për dy shtetet tona. ngjarja e cila celebrohet këtu në skenën e TKOB. Është vepra më e madhe operistike e Mozart, e cila është vënë në skenë për herë të parë në 30 shtator 1791, pra një koicidencë 225 vjet më parë.
Vepra e Mozart do të financohet nga ambasada austriake ndërsa ambasadori Johan Sattler vlerësoi bashkëpunimin kulturor mes vendeve
Sattler: Ne si ambasadë flasim për politikën, reformën zgjedhore apo reformën në drejtësi, por po kaq e rëndësishmer për mua si ambasador është edhe bashkëpunimi me institucionet kulturore. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me TKOB dhe drejtoren Zana Çela. Këtu në Shqipëri ka një kulturë të veçantë që ja vlen të njihet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/flauti-magjik-premiera-e-pare-ne-sezonin-e-ri-artistik-te-tkob/

Share This Video


Download

  
Report form