Report TV - Vrasja e Çiçajt, gruaja e Ervis Imerit: Ja e vërteta e atentateve

Report TV 2016-05-04

Views 9

Ina Imeri, me profesion juriste njëherësh vajza e një biznesmeni të njohur ndërtimi në Tiranë, ka reaguar lidhur me vrasjen e Elton Çiços. Ina Imeri është bashkëshortja e Ervis Imerit, njeriut që prokuroria e Gjirokastrës e ka arrestuar për moskallëzim krimi në lidhje me grabitjen e prindërve të Elton Çiços dhe personit që ju vu një sasi tritoli në makinë vitin e kaluar. Ina Imeri në një letër publike tregon se gjatë kësaj kohe kanë qënë të tronditur, pasi janë përndjekur dhe sulmuar me tritol me njerës me rrezikshmëri të lartë kriminale. Sipas saj, burri i saj Ervisi, ka bërë vetëm një faj në këtë histori,duke shkuar dhe ka marrë Robert Ramën me makinë, pa pasur dijeni se çfarë grabitje kishte kryer ai në Tepelenë.Ndërkohë në letër ajo akuzon drejtues të prokurorisë që kanë shitur dëshminë e saj dhënë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku gjithçka që ajo kishte deklaruar e kishte në dorë dhe Elton Çiço, që gjithmonë sipas saj është kushëri i kryebashkiakut të Tepelenës Tërmet Peçi.

Mesazhi në burg
Më kërcënojnë malokët
Kur shkoi në Tepelenë Ervis Imeri, përball ishte Roberti por nuk ishte me një shok por me dy, të cilët ishin të maskuar dhe të armatosur rëndë, pasi ju ulën te sedilja mbrapa në makinë i thanë duke i vendosur armët në kokë të ecte vetëm drejt e mos ta kthente kokën mbrapa. Më pas ata kishin zbritur nga makina me të cilën i kishte marrë Ervisi në padijeni për ngjarjen në Krahës apo në Fratar nuk ka rëndësi,kur erdhi Ervisi në shtëpi ai ishte shumë i shqetësuar e pyeta se çfarë kishte dhe më tha që Robert Rama ka bërë diçka të keqe por nuk e di se çfarë.

Pastaj pas rreth 30 min u nisëm për në Alipostivan me shoferin tonë dhe u kthyem rreth orës 8 të darkës, rrugës për në Alipostivan,afër TP një shok i burrit e merr në tel dhe i thotë se në shtëpinë e prindërve të Elton Çiçës kishte ndodhur një grabitje, në direkt e bëm lidhjen që kishte qënë grupi i Robertit që e kishte bërë atë vepër, por ishim shumë të frikësuar për të shkuar të bënim denoncim,ishim të frikësuar për djalin tonë 3 vjeçar ngaqë të dyja palët ishin jo njerëz të thjeshtë por njerëz të krimit dhe ishim të kërcënuar nga të dy palët, pala grabitëse dhe ata që u grabitën. Më vonë në datë 8 qershor duke shkuar për në shtëpi morrëm një telefonatë ku na lajmëruan se ishte vrarë Robert Rama. Gjithashtu edhe ne që ditën që ndodhi grabitja dhe deri ditën që u vendos tritoli kemi marrë vetëm kërcënime nga Elton Çiça pasi donte të dinte se cilët ishin të tjerët në makinë, ndërsa një gjë të till burri im nuk e di.

Share This Video


Download

  
Report form