KURBIN- Një vrasje me armë zjarri është regjistruar gjatë natës në fshatin Gjorm të Kurbinit.
Burime nga policia bëjnë me dije se viktimë e kësaj ngjarjeje ka mbetur një 20 vjeçar me emrin Ervis Zyba, ndërsa nuk dihen ende autorët e krimit apo shkaqet që i morën jetën të riut.
Po sipas policisë mësohet se vrajsa ka ndodhur në një lokal, pas një grindjeje të momentit.
Sakaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e vrasjes dhe arrestimin e autorit/autorëve.