Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ervis Martinaj, një prej të plagosurve në ngjarjen e ish-Bllokut është transferuar në spitalin e burgut.
Tranferimi në spitalin e burgut është bërë gjatë natës, edhe pas kundërshtimeve të spitalit privat ku ishte shktruar Martinaj.
Gjatë natës ka pasur edhe konflikt me policinë, pasi mjekët e spitalit privat ku po merrte mjekimin Martinaj kanë kërkuar që ai të vijojë mjekimin në ambientet e tyre spitalore.
Ata kanë theksuar se i lënduari ka nevojë për mjekim të specializuar dhe duhet të qëndrojë ende aty.
Gjykata ka caktuar masën arrest me burg me afat 30 ditë për Ervis Martinajn, me argumentin se ka qënë pjesë e ngjarjes
Mirash Martini, avokati i Ervis Martinajt pretendoi se kërkesa e prokuroisë është e pabazuar. Ai tha se klienti i tij ka pasur marrëdhënie korrekte me Ervin Matën. Sipas tij sherri nuk ka qenë mes këtyre të dyve, por ndërmjet Fabian Gaxhës dhe komandos Merviol Bilo.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vrasja-ne-ish-bllok-ervis-martinaj-transferohet-ne-spitalin-e-burgut