Qeveria ka vendosur të marrë parasysh kërkesat e LSI-së për lehtësimin e procedurave të shit-blerjeve dhe rimbursimit të fermerëve.
Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se tashmë fermerët do mund të kryejnë pagesa me para në dorë deri në shumën 30 mijë lekë.
"Lejohen të kryhen shitje me para në dorë deri në vlerën 30.000 lekë të reja që një fermer kryen për blerës të ndryshëm, shoqëri të agrobiznesit ose të përpunimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, ose për eksportuesit e këtyre produkteve, apo çdo subjekti tjetër që blen produktet e fermerëve që janë të pajisur me NIPT. Pra, në masën 30 mijë lekë të reja, transaksioni kryhet me para në dorë dhe bëhet vetëm për një NIPT, pra që fermeri të ketë një NIPT dhe ky është transaksion ditor. Pra një fermer mund të kryejë transaksione ditore me cash deri në 30 mijë lekë të reja. Ka qenë një kërkesë e sektorit, e përpunuesve e fermerëve e vazhdueshme e cila u materializua në atë konsultë me kryeministrin dhe sot materializohet nëpërmjet firmosjes së udhëzimit të ?Skemës së kompensimit të fermerëve?.Me hyrjen në fuqi të këtij Udhëzimi, detyrohen të kryhen nëpërmjet bankës vetëm shitjet mbi 150.000 lekë.Pagesat për shitjet mbi 30.000 lekë deri në 150.000 lekë kryhen nëpërmjet filialeve të Postës Shqiptare dhe për ata që duan edhe nëpërmjet bankës. Theksoj se i kemi kërkuar Postës Shqiptare dhe do vazhdoj t?i kërkoj të intensifikojë shërbimet e saj për kryerjen e pagesave për fermerët dhe mundësinë e shtrirjes së shërbimit pranë zonave rurale, ose aty ku zhvillojnë veprimtarinë blerësit e produkteve të fermerëve, pra drejtpërdrejtë nëse është e mundur në pikat e grumbullimit. Eksportuesit e prodhimeve bujqësore klasifikohen me këtë Udhëzim si subjekte me risk zero dhe si të tillë, përfitojnë rimbursim automatik brenda 30 ditëve të TVSH-së. Është e domosdoshme që eksportuesit të mbajnë transparencën fiskale në nivelin 100% në mënyrë që të mos zbresin nga jeshilja në të kuqe, në konceptin e riskut, pra të kalojnë nga risk zero në risk të madh, sepse humbasin mundësinë e rimbursimit automatik të TVSH.Për të lehtësuar procesin e faturimit të kompanive, një problem i përmendur shpesh nga fermerët ashtu si dhe në takimin e fundit që pati kryeministrit me grumbulluesit dhe prodhuesit e produkteve bujqësore dhe blegtorale, pra për të lehtësuar procesin e faturimit të kompanive që blejnë produktet e fermerit, nga ajo e përdorimit të blloqeve të faturave tatimore dhe plotësimit të tyre me shkrim për çdo faturë, për këtë kategori shoqërish është parashikuar një procedure e veçantë, ajo e miratimit të përdorimit të faturës kompjuterike." tha ai.