Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
1.7 miliard lekë janë vendosur në dispozicion të fermerëve shqiptarë për vitin 2016 nga qeveria shqiptare .Drejtoresha e Agjensisë së Pagesave, Suela Popa, shpjegon se subvencioni më i lartë që jepet për fermerët është rreth 2.5 milion lekë të reja. Por fermerët në disa zona të vendit ankohen për kriteret dhe proçedurat e shumta që kërkohen e megjithatë ka edhe nga ata që kanë përfituar.
Fermerët shqiptarë të cilët duan të investojnë në bujqësi ose blegtori mund të përfitojnë nga fondi prej 1.7 miliard lekësh të vënë në dispozicion për vitin 2016.
Aplikimet për këtë fond priten deri në datën 13 prill.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/qeveria-1-7-mld-lek-subvencione-ne-bujqesi-por-fermeret-ankohen-per-procedurat/