Sokol Mjacaj i denuar me burgim të përjetshem për vrasjen e dy turistëve çek në korrik të 2015, kërkon prishjen e këtij vendimi.
Mësohet se Sokol Mjacaj i është drejtuar Gjykatës së Lartë për një rekurs për vendimin e Gjykatës së Apelit në Shkodër, e cila la në fuqi vendimin e shkallës së parë që dënoi me burgim të përjetshëm të riun.
Kërkesa e Mjacajt është dorëzuar në Gjykatën e Lartë më 29 prill dhe do të shqyrtohet nga një kongres penal që kryesohet nga gjyqtari Shkelzen Selimi.
Me heret ky veprim ishte njoftuar nga avokatja e mbrojtëse e Sokol Mjacajt.
Ky i fundit akuzohet për vrasjen e çiftit çek, Michael Stavos dhe Ana Kasinova ne zonën e Dukagjinit.