Report TV - Ish-kreu i ARSH Dashamir Xhika kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë, s’jam i rrezikshëm

Report TV 2018-05-12

Views 4

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashmir Xhika, kërkon lirinë nga Gjykata e Lartë, në të cilën ka depozituar rekurs ndaj dy vendimeve të Krimeve të Rënda që e kanë lënë atë në burg.

Rekurs pranë Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë kanë depozituar dhe dy ish-vartësit e Xhikës Albnes Alite dhe Aksel Qorduku. Report Tv ka siguruar rekursin e ish-kreut të rrugëve, Dashamir Xhika, ku sipas mbrojtësit të tij ai duhet të lihet i lirë, pasi nuk është një person i rrezikshëm dhe nuk mund të prishë asnjë provë.

Në argumentet e paraqitura për rekurs nga Xhika janë renditur disa elementë si ?caktimi i tij drejtor disa vite pasi është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e këtij aksi, ka arsim të lartë jashtë vendit dhe është një person me integritet, është i padënuar familjarisht jeton dhe punon në Shqipëri si dhe faktin që ai nuk mund të ndikojë as tek dëshmitarët dhe as tek prishja e provave?.

Ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u prangos mbrëmjen e 2 shkurtit me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, ndërsa më 4 shkurt dhe 27 shkurt Krimet e Rënda dhe Apeli i Krimeve vendosën për të arrest me burg.

Share This Video


Download

  
Report form