Operacioni i policisë për kapjen e Sokol Mjacaj, vrau dy turistët çekë -Ora News

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia ka identifikuar autorin e vrasjes së dy turistëve çekë, ngjarje e ndodhur të premtën në mbrëmje. Policia e Shtetit, ajo e Shkodrës, forcat RENEA, FNSH dhe struktura të tjera të specializuara, prej disa orësh mbajnë të rrethur zonën e Grudës së Re në Dukagjin, ku është parë autori i dyshuar. Operacioni i policisë drejtohet nga Altin Qato dhe Ardian Çipa.
Shkodër-350 forca policie kanë rrethuar zonën e Grudës në Dukagjin ku strehohet autori i dyshuar i vrasjes, Sokol Mjacaj, lindur dhe banues në Lotaj të Dukagjinit.
Fillimisht 20 vjeçari u strehua në shkollën 9-vjeçare të fshatit, nga ku ndonëse ishte i rrethuar nga forca të shumta policie, ka mundur të largohet.
Blutë u bëjnë thirrje banorëve të mos e strehojnë, pasi është person me rrezikshmëri të lartë.
Por kush është Sokol Mjacaj?
I lindur më 14 shkurt të viti 1995, ka bërë 5 vite burg për vrasjen e një fëmije gjatë një grabitje të dhunshme, ngjarje që e ka kryer në moshën 15 vjeçare.
Sokol Mjacaj kishte vetëm një muaj që kishte dalë nga burgu, kur ka kryer vrasjen e dyfishtë të dy të turistëve çek.
Gjatë aksionit për kapjen e tij i cili është ende në vijimësi, u plagos lehtë në dorë edhe një punonjës policie.
Sipas Policisë së Shtetit, në emrin e Mjacajt u shkua pas vërtetimit shkencërisht të disa gjurmëve daktiloskopike në brendësi të mjetit ku udhëtonin dy të rinjtë Michael Svatosh dhe Ana Kosinova.
Motivi i vrasjes mendohet të jetë grabitja e makinës e dy turistëve çekë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/gjurme-gishtash-ne-trupat-e-viktimave-te-turisteve-cek/

Share This Video


Download

  
Report form