Deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha sot se raporti i fundit i ERE (Enti Rregullator i Enegjisë) ?është rikujtesa për çdo shqiptar që sot paguan një faturë më të hidhur për energjinë?.
?Sipas ERE, çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët u rrit me rreth 13 për qind gjatë 2015. Ky raport thekson se të gjithë tarifat e energjisë u rritën për të gjitha kategoritë e konsumatorëve. Akoma më tej, më shumë se gjysma e konsumatorëve të energjisë elektrike që harxhojnë më pak se sa 300 kv pra 56% e familjeve shqiptare kanë paguar mesatarisht 6% më shumë se sa në vitin 2014. Një familje e varfër, që jeton me më pak se 5 USD në muaj ka paguar falë të ashtuquajturës reformë mesatarisht 9.52 lek për kilovat në 2015 ndërsa në 2014 ajo paguante mesatarisht 8.89 lek për kilovat. Kështu raporti ERE, nxjerr edhe njëherë në pah genjeshtrën qeveritare se çmimi mesatar do të ulej për të gjithë konsumatorët. Duke faktuar edhe një herë se sot të gjithë konsumatorët, biznese apo familje, paguajnë 11.22 lekë/kilovat nga 9.22 që paguanin më parë?, deklaroi deputetja demokrate nga selia e PD-së.