Report TV - Denoncimi i PD, Tabaku: Bashkëshorti i Spiropalit tender kunatit prej 350 mijë dollarë

Report TV 2019-02-19

Views 0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku doli sot në një deklaratë për shtyp ku akuzoi Ministren e Marëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali Spiropali se ka favorizuar të vëllain për përfitimin e tenderave të paligjshëm.

Sipas saj bashkëshorti i Spiropalit i ka dhënë tendera vëllait të saj ndërkohë që paraqiti dhe një skemë me tenderat që figurojnë të përfituar nga kompania e Enkli Spiropalit. 

Ajo tha se këto janë afera të pastra korruptive dhe shtoi se nëse do të ndjekim paratë do të zbulojmë dhe skema të reja të aferave të ministres së qeverisë.

Tabaku e përmbylli fjalën e saj me një thirrje për protestën e opozitës e cila do të vijojë këtë të enjte.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS