Mehmeti: Sulm nga shërbimet antishqiptare, e paqartë nëse do ketë zgjedhje- Ora News

Ora News Lajme 2016-04-27

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Jashtë parlamentit shqiptar deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti tha se skandali i përgjimeve ishte një sulm i shërbimeve sekrete anti- shqiptare.
Ermira Mehmeti: ?Ishte sulm i nëntokës dhe shërbimeve sekrete antishqiptare. Unë jam deputete shqiptare jo e Shqipërisë por ka lidhje simbolike me Tiranën pasi djali im ka lindur në Tiranë. Gjithë qëllimi ishte të denigrohet dhe rrënohet autoriteti im. Të goditet një politikane shqiptare nga një shtet i përzier etnikisht. Taktikë e shërbimeve ka qenë të sulmohet aty ku dhemb më shumë. Rrënimi i besimit në familje. Familja ime ka qenë dhe ngelet krah meje e palëkundur. Ne që jemi shqiptar kemi jetuar dhe jetojmë jashtë trojeve e kemi ditur se veprimet tona ndiqen nga një instrument shtetëror që është shërbimi sekret për fat të keq.
Mehmeti nuk pati një përgjigje të qartë lidhur me pyetjen se kush qëndron në krye të këtij mekanizmi, ndërsa u shpreh skeptike edhe lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme me 5 qershor në Maqedoni.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/rajoni/pergjimi-mehmeti-sulm-nga-sherbimet-antishqiptare-e-paqarte-nese-do-kete-zgjedhje/

Share This Video


Download

  
Report form