Basha: Zgjedhje te lira ose zgjedhje nuk do kete

RTV KLAN 2019-05-28

Views 0

Partia Demokratike e kushtëzon hyrjen në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit me plotësimin e tre çështjeve që ajo thotë se garantojnë një proces të lirë e të ndershëm. Në të kundërt selia blu paralajmëron se do të pamundësojë zhvillimin e zgjedhjeve. Ky qëndrim i është bërë i ditur kryesisë dhe me pas Këshillit Kombëtar nga kryetari Lulzim Basha.

?Vendimi është i qartë, PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohet kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jo vetëm kaq, por PD angazhohet të pamundësojë çdo krim tjetër elektoral.?


Basha shprehet i gatshëm të nisë negociatat me Partinë Socialiste por jo me kryeministrin Rama.

?Çdokush e ka kuptuar që me Edi Ramën nuk vazhdohet më. Prandaj largimi i Edi Ramës është kushti i parë dhe i panegociueshëm për nisjen e dialogut politik me PS, dialog i cili duhet të çojë drejtë një qeverie tranzitore me mandat për të përgatitur zgjedhje të lira dhe të ndershme.?

I pyetur se si dok të pamundësohet mbajtja e Zgjedhjeve të 30 Qershorit, Basha nuk dha detaje.

?Do kemi kohë të diskutojmë hap pas hapi të gjitha detajet me interes gazetaresk.?

Ky qëndrim i Partisë Demokratike vjen në një kohë kur data 21 Prill është edhe afati për regjistrimin e partive politike dhe 1 Maji është afati i fundit për koalicionet në zgjedhje, ndërsa 13 Maji për regjistrimin e kandidatëve për kryetar bashkie dhe këshillat bashkiakë.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form