MIRDITE- Nëse nuk do të caktohet data e zgjedhjeve të përgjithshme dhe vendore pas miratimit të reformës zgjedhore, opozita do t'iu rikthehet protestave masive. Paralajmërimi ka ardhur nga nën/kryetari i PD Edmond Spaho, i cili ishte i pranishëm në aktivitetin e organizuar për 29-vjetorin e krijimit të PD-së në Mirditë. Sipas Spahos opozita është e angazhuar për të miratuar reformën zgjedhore brenda 15 marsit.
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike u shprehën se rruga e vetme për të rrëzuar Edi Ramën është përmes bashkimit dhe qëndresës.29-vjetori i Partisë Demokratike në Mirditë bëri bashkë themelues, kontribues e anëtare të kësaj force politike, ndërsa u kërkua angazhim maksimal i strukturave për tu përgatitur për zgjedhje.