Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Projekti i gazsjellësit TAP pritet qe të ketë një impakt të ndjeshëm në ekonominë shqiptare por edhe tek bizneset.Menaxheri i projektit TAP për Shqipërinë shpjegon se fazën aktuale parashikohen që në Shqipëri të punësohen rreth 2 mijë persona.E ndërsa përsa u përket të punësuarve pjesa më e madhe janë shqiptarë por vërehet mungesa e ekspertëve të kualifikuar.
Vetëm në fazat e para të ndërtimit, projekti i gazsjellësit TAP pritet të punësojë deri në 2 mijë persona në Shqipëri. Menaxheri i TAP për Shqipërinë Shkëlqim Bozgo shprehet se aktualisht janë 1 mijë të punësuar ndërsa vlerëson ndikimin që pritet të ketë në ekonominë shqiptare një projekt i tillë. Projekti TAP pritet të sjellë në Shqipëri 1 mld euro.
Shkëlqim Bozgo: Vetëm në procesin ose në 6 muajit e fundit të ndërtimit të rrugëve dhe urave, punonjësit e punësuar direkt nga TAP ka qenë mbi 1 mijë vetë. Pritet që tani ky numër i punësuar të arrijë në 2 mijë vetë.
Përsa i përket ekspertëve të fushës së gazit menaxheri i TAP thotë se mungon kualifikimi i lartë por pavarësisht kësaj rreth 95 % e të punësuarve janë shqiptarë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/menaxheri-i-tap-priten-rreth-2-mije-te-punesuar/