#tvora #rtvoranews
Ekspertët e punësimit parashikojnë se numri i të papunëve, pas përfundimit të pandemisë, do të kapë shifrën e 100 mijë personave.
Në një intervsite për Tv Ora, eksperti Erion Muça, shprehet se shifra i atribuohet jo vetëm pezullimit të aktiviteteve, por dhe metodologjisë së re të punës.
''Mendojmë që numri i të papunëve do të jetë mbi 100 mijë, që do mbeten në fazata finale të mbështetjes së qeverisë me ndihmën financiare. Viti 2020 është menduar si vitit i të punuarit në distancë ose në shtëpi për shumë pozicione pune jo vetëm në shtëpi por edhe në botë. Kjo gjë është përshpejtuar nga pandemia dhe i ka gjetur një pjesë të mirë të papunë dhe të papërgatitur me aftësitë e nevojshme dixhitale për tju përgjigjur si duhet shumë pozicioneve. Kjo do të ketë një efekt më pas për papunësinë që do rritet apo do mbetet edhe pas përmirësimit të situatës nga pandemia.''
Pasiguria për të ardhmen, sipas ekspertit Muça, do të jetë evidente te punëdhësit dhe te punëmarrësit.
''Por edhe me frikën dhe pasiguritë se çfare do ndodhë kur këto biznese të hapen. Do kenë më atë siguri ose bazën e nevojshme financiare, për tu rimëkëmbur dhe për tu zhvilluar që të kenë kapacitetet e nevojshme për t'i ripunësuar këta persona të mbetur në këtë situatë.''
Muça shprehet se papunësia do të vijojë të jetë një problem i vazhdueshëm me impact të lartë negativ, për sa kohë që institucionet nuk do të kenë një politikë të qartë dhe afatgjatë, për reduktimin e këtioj fenomeni.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ekspertet-pas-pandemise-mund-te-kete-rreth-100-mije-te-papune
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv