Në kuadër të vizitës në Selanik, ministrat Ditmir Bushati dhe Saimir Tahiri zhvilluan një takim me komunitetin shqiptar që jeton në Greqinë e Veriut. Ministri i Jashtëm dhe ai i Brendshëm vlerësuan rolin e pazëvendësueshëm të komunitetit shqiptar në Greqi, si një urë solide në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe çmuan kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë gjatë këtyre 25 viteve.