Ministri i Jashtëm Bushati tha se janë rreth 1 800 raste pronash që do të përfitonin nga heqja e Ligjit të Luftës nga ana e Greqisë dhe se pjesë e kësaj kategorie nuk janë pronat e shqiptarëve të Çamërisë.
Fevziu: Ka shumë prona shteti shqiptar në Greqi?
Bushati: Ne kemi një vlerësim paraprak, bëhet fjalë për rreth 1 800 raste të pronave në përgjithësi për këto kategori, nuk jam në gjendje të them se cili mund të ishte vlerësimi financiar. Kjo është një çështje që do të ndiqet në institucionet e tjera.
Fevziu: Kjo marrëveshje nuk hapë rrugë për pronat e shqiptarëve të Çamërisë?
Bushati: Jo duhet të jem korrekt, nuk hap rrugë sepse kam lexuar njerëz të ndryshëm që herë na akuzojnë.
Fevziu: Pra bëhet fjalë për prona të shtetasve shqiptarë apo të shtetit shqiptar që kanë pasur në Greqi, shumica e tyre që rrjedhin nga koha e Perandorisë Osmane, që shteti grek i bllokoi në vitin 1940 dhe jo për prona që janë bllokuar në vitet 1945 -19546 të shqiptarëve të Çamërisë.
Bushati: Ju e bëtë dallimin në mënyrë shumë të saktë dhe shumë korrekte sipas gjykimit tim Pronat e komunitetit çam kanë lidhje me vendimin e Gjykatës së Janinës të cilat kanë dalë 5 apo 6 vite më vonë. /tvklan.al