TIRANË - Hollanda është shteti i rradhës që tre ministrat shqiptarë, ai i Jashtëm, Ditmir Bushati, Ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha dhe Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri po vizitojnë në kuadër të turit të nisur prej disa javësh me vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Ky shtet konsiderohet si ndër më striktët apo më skeptikët në qëndrimine tij në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Vetëm 6 ditë përpara mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE, ministrat Bushati, Gjosha dhe Tahiri, do të zhvillojnë sot në Hagë një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të shtetit hollandez.
Takimi i parë është planifikuar me Këshilltarën e Kryeministrit Lesleyd'Huy. Në vijim do të zhvillohet një takim në senat me përfaqësues të Komisionit për Politikëtë Jashtme dhe Çështje Europiane.
Së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, do të dëshmohet për reformat e ndërmarra deri tani si dhe planin konkret të masave që qeveria po vë në zbatim për plotësimin e 5 prioriteteve kyçe të lëna nga Komisioni, duke u përqendruar sidomos në luftën kundërkorrupsionit dhe krimit të organizuar.