Report TV - PD: Rama i shton kullë betoni planit për stadiumin, ne do e anulojmë

Report TV 2016-04-22

Views 2

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin e vendit Edi Rama se projektit për stadiumin po i shton edhe ndërtimin e një kulle betoni, të cilën Partia demokratike do ta anullojë.

Në një dalje të posaçme për mediat, zëdhënësja e Partisë demokratike, Ina Zhupa ka thënë se, ky projekt është një nga planet më korruptivë, që e kthen stadiumin në qendër tregtare dhe e mbulon me beton.

Ajo ka shtuar se ky projekt është i mbështjellë me afera financiare dhe se nuk ka të bëjë fare me një arenë sportive.Partia Demokratike, sipas saj, ju premton tifozëve një stadium sipas të gjitha standardeve olimpike moderne, për publikun, të ndërtuar me fonde publike, pa kullë, ku prioritet do të jetë sporti dhe spektatori, dhe jo biznesi.

Share This Video


Download

  
Report form