Report TV -Meta frikë për asgjësimin e PD, i kërkon ndihmë Ruçit: Ndërhy te Rama

Report TV 2019-08-02

Views 0

TIRANË- Në përgjigjen e tij për Kuvendit, ku i ka argumentuar se përse ka shtyrë zgjedhjet, presidenti Ilir Meta i ka bërë edhe një letër ku i drejtohet drejtpërdrejtë kryetari të këtij institucioni, Gramoz Ruçi.

Ajo që vihet re mes rreshtave, Meta shfaqet shumë i shqetësuar për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe për këtë nuk ka hezituar ndihmën e Gramoz Ruçi. Kreu i shtetit kërkon nga Ruçi që të ndërhyjë tek kryeministri Edi Rama që të mos asgjësojë PD-në, duke e etiketuar këtë të fundit si forca e parë opozitare pro atlantike dhe pro europiane e vendit tonë.

"Nuk hezitoj t?ju kërkoj që të ndihmoni Kryeministrin dhe Kryetarin e Partisë Socialiste të mos krijojë precedentin më absurd në historinë e vendeve ish-komuniste atë të asgjësimit të Partisë Demokratike, jo vetëm si forca kryesore opozitare sot, por edhe si forca e parë opozitare pro atlantike dhe pro europiane e vendit tonë", shkruan Meta.

Meta është akuzuar prej kohësh nga mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama se vendimet e tij për të shtyrë zgjedhjet janë marrë për të favorizuar PD-LSI.

Share This Video


Download

  
Report form