Report TV - Berisha thirrje ekstreme: Shqiptarë armatosuni

Report TV 2016-04-22

Views 19

Nga foltorja e Kuvendit ish-kryeminsitri Berisha ka bërë një thirrje të fortë për shqiptarët të cilëve ju tha të pajisen me armë pasi qeveria nuk ofron më siguri.
?Ju kam thirrje për shqiptarët: Merrni armë e armatosuni se s?keni skeni siguri me këtë qeveri, për të mbrojtur pronat tuaja.Armatosuni!?

Ish-kryeministri Berisha nga foltorja e Kuvendit ka bërë drejtëpërdrejtë përgjegjës dhe bashkëpunëtorë me Shullazin kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm Tahiri. Në fjalën e tij Berisha e cilësoi parlamentin si strofull krimi dhe jo si tempull i demokracisë.Ai tha se Shullazi ishte shndërruar në një nënkryetar qeverie me imunitet

Duke kujtuar se në qeverinë e tij, policia e kishte arrestuar katër herë Shullazin, Berisha tha se prej tre vitesh atij i ishte dhënë imunitet absolut nga Rama dhe Tahiri.

?Shullazi është arrestuar katër herë, meqënëse përmendet kohën e qeverisë time. Në një kohë kur ishte me Dritan Dajtin, me të cilin mbaje lidhje të ngushta dhe që na vrau katër oficerë policie. Ndërsa Emili yt është arrestuar 4 herë prej tre vitesh i është dhënë imunitet absolut. Ai bën ligjin në Ministrinë e Brendshme, Policinë e Tiranës dhe ka vendosur në terror qytetin tonë port të Durrësit. Të gjitha këto për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Edvin Shullazin dhe Saje Qorrin.?- deklaroi Berisha.

Gjatë kohës që Berisha po mbante fjalën në Kuvend kryeministri Rama është larguar nga salla dhe kjo është shoqëruar me një komënt nga ana e Berishës

?S'të lëshojnë as nervat? stë mbajnë as nervat?ikën..Largohet kryeminsitri.Megjithatë unë flas për ju qyetetarë, jo për këta.Cfarë ndodhte në lagjen e tij, terror i paparë?-tha Berisha.

Share This Video


Download

  
Report form