Nuk është zgjidhur çështja e pajisjes me pasaportë shqiptare e volejbollistes që kishte ardhur nga Amerika për të përfaqësuar ekipin kombëtar në Kampionatin Europian të Volejbollit, që starton nesër.
Regjistrimet e ekipeve pjesëmarrëse janë mbyllur dje dhe Adelina Berisha nuk do të luajë për ekipin e Shqipërisë U-19.
'Report Tv' është interesuar se ku ka ngecur procesi dhe arsyeja pse adoleshentja shqiptare nuk mund të luajë nesër për ekipin tonë kombëtar.
Procedurat për nënshtetësi shqiptare nisën menjëherë pasi Federata shqiptare e volejbollit dha miratimin që Adelina të ishte pjesë e grupit kuqezi, pasi aftësitë dhe talenti i saj ishin shumë të mira.
'Report Tv' ka mësuar se pengesa kryesore fillimisht ishte marrja e nënshtetësisë për babain fillimisht e më pas për Adelinën. Shkaku kryesor është bërë vonesa e mbërritjes nga Italia e një certifikate lindje për babain e volejbollistes.
Si pasojë. Ministria e Brendshme e kishte të pamundur të plotësonte dosjen e nevojshme për nënshtetësinë, e cila do t?i dërgohej presidentit për lëshimin e dekretit të nënshtetësisë.
Babai i talentes, Isa Berisha, në një komunikim tjetër për 'Report Tv', shkruan:
Vajza ime amerikano-shqiptare 14 vjeçe, e vlerësuar nga trajnerët shqiptarë si një yll në rritje në volejboll, mori një ftesë nga Fedetara Shqiptare e Volejbollit për t?iu bashkuar ekipit të 19-vjeçareve. Por kjo mundësi u devijua nga veprimet burokratike me të cilat u ndeshëm në marrjen e nënshtetësisë shqiptare. Adelina që prej katër javësh iu bashkua ekipit kombëtar duke u trajnuar. Por premtimet asnjëherë nuk u mbajtën.
Isa Berisha, babai i Adelinës