Njëri prej kufomave të gjetura dje në pyll mund të jetë e “të fortit” të Tropojës, Agim Madani

Ora News Lajme 2016-04-18

Views 16

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zbardhen detaje të reja në lidhje me dy kufomat e gjetura në fshatin Mejdan të Tropojës.
Burimet e policisë në Tropojës i thanë Ora News se ka dyshime të forta se kufoma mashkull është e Agim Madanit, njeriu më i kërkuar në Kosovë por dhe në Tropojë për një sërë krimesh të kryera.
Do të jetë ekspertiza mjekoligjore e cila do të përcaktojë saktë nëse kufoma I përket Agim Madanit.
Këto burime bëjnë të ditur se është bërë dhe identifikimi i kufomës së dytë që është e një femre, dhe ajo është A. B.
Agim Madani ishte në kërkim prej dy vitesh në Tropojë pasi dyshohet për vrasjen me
plumb në kokë të 40 vjeçarit Shpëtim Sinani po në Tropojë në gusht 2014 . Madani kishte ikur me leje nga burgu për të mos u kthyer më. Por deri tani ende nuk është vërtetuar kjo akuzë. Ndërkohë pas vrasjes ai shkoi në Pejë ku kreu dhe plagosjen e një polici dhe kreu disa grabitje.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/njeri-prej-kufomave-te-gjetura-dje-ne-pyll-mund-te-jete-e-te-fortit-te-tropojes/

Share This Video


Download

  
Report form