Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Njësitë administrative, Nikaj- Merturi, Llugaj, Margegaj, Bytyçi, Bujan, Tropojë dhe Fierzë vazhdojnë të mbeten në pushtetin e dëborës dhe ngricave.
Afro 5 mijë banorëve që jetojnë në rreth 60 fshatra nuk u mundësohet qarkullimi me qendrat e këtyre njësive administrative dhe as me qytetin Bajram Curri për arsye të bllokimit nga akulli dhe për faktin se bashkia nuk i ka mjetet e duhura për ta përballuar këtë situatë emergjente për të gjitha akset dytësore.
Kryetarët e njësive administrative kërkojnë nga qeveria dhe emergjencat civile të mundësojnë ndërhyrjen për çlirimin e qarkullimit pasi nuk kanë të siguruar edhe bazën ushqimore si për familjet ashtu edhe për bagëtitë.
Problematike është situata me fëmijët dhe të moshuarit të cilët në presionin e të ftohtit dhe acarit, nuk u sigurohet ndihma mjekësore.
Sipas deputetes Hajdarmataj qendra shëndetësore e Dragobisë e trumbetuar aq fort nga ministri Beqaj në kohën e sezonit veror turistik, qysh prej tetorit të kaluar, kohë kur si rezultat i furtunës dhe reshjeve të shiut u shkatërrua pothuajse krejtësisht dhe e tillë vazhdon edhe në këtë mot të acartë dhe me epidemi gripale.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fshatrat-e-tropojes-te-izoluara-nga-debora-mungojne-ushqimet-e-ilacet/